Generated by
Elbar, birra shqiptare që na bën krenar

Birra Elbar fiton MEDALJEN E ARTË në konkursin ndërkombëtar Monde Selection 2024.
Birra shqiptare Elbar, ka fituar MEDALJEN E ARTË në konkursin prestigjioz ndërkombëtar Monde Selection 2024, i organizuar këtë vit në Vjenë, Austri. Ky çmim i rëndësishëm iu akordua birrës Elbar për cilësinë superiore, imazhin unik, paketimin dhe shijen e birrës. Ky vlerësim për birrën shqiptare Elbar na bën të gjithëve krenarë.
Çmimi ndërkombëtar, i cili është ndër më të rëndësishmit në arenën e industrisë ushqimore, vlerëson gjithashtu përbërësit e pastër, procesin e fermentimit të kujdesshëm dhe shijen unike të birrës Elbar, e cila u dallua mes qindra birrave pjesëmarrëse nga mbarë bota, duke tërhequr vëmendjen e jurisë me karakteristikat e saj unike.
Çmimi prestigjoz Monde Selection 2024 iu dorëzua përfaqësuesve të kompanisë në ceremoninë madhështore të ndarjes së çmimeve në Vjenë. “Jemi të emocionuar dhe krenarë që Birra shqiptare Elbar fiton këtë çmim të rëndësishëm, i cili reflekton përkushtimin maksimal për të ofruar produkte me cilësi superiore në tregun shqiptar, por edhe dashurinë e konsumatorëve që e kanë zgjedhur tashmë Elbar si birrën e tyre të preferuar. Mirënjohje!”, - u shprehën përfaqësuesit e kompanisë ndërsa morën Medaljen e Artë.
Medalja e Artë, jo vetëm konfirmon pozicionin e birrës Elbar si lider në industrinë e birrës në Shqipëri, por është edhe një krenari shqiptare, pasi Elbar konkuroi përkrah qindra konkurrentëve nga e gjithë bota dhe u vlerësua nga një juri ndërkombëtare.
Birra shqiptare Elbar prodhohet në fabrikën e Glinës me standardet më të larta të prodhimit, me teknologjinë më moderne nga Krones. Në këto 9 vite të prezencës së saj në tregun shqiptar, Birra Elbar, ka ditur të fitojë vëmendjen dhe zemrat e konsumatorëve që e kanë bërë tashmë pjesë të tryezave familjare dhe festave mes miqsh kudo në Shqipëri falë prezencës së saj në çdo cep të vendit, por edhe përmes ‘FESTËS SË MIQËSISË’ që prej 9 vitesh shëtit çdo verë në shumë qytete shqiptare, duke sjellë tingujt e muzikës së zgjedhur, shumë argëtim dhe surpriza bashkë me shijen e pakrahasueshme të birrës Elbar.
Birra Elbar është pjesë e portofolit të Agna Group, kompania lider në tregun shqiptar në industrinë e produkteve ushqimore. Agna Group ka pjesë të misionit të saj përkushtimin maksimal ndaj klientëve dhe konsumatorëve, duke ofruar vazhdimisht produkte cilësore, risi dhe shërbim superior. Birra Elbar, krenari Shqiptare!