Generated by
Made in Albania, Protected Worldwide: Rasti i suksesshëm i Estela Koni Couture
Në një atelier të mbushur me dritë në zemër të Tiranës, Estela Koni punon mbi detaje që flasin më shumë se fjalët – qepje të imta, linja elegante dhe çanta që nuk janë thjesht aksesorë, por IDENTITET. Me një edukim në Itali dhe një vizion të qartë për modën si formë force dhe feminiteti, Estela ndërtoi “Gold Woman by Estela Koni Couture”, një markë që përfaqëson gruan shqiptare, të sofistikuar, të vendosur dhe ELEGANTE. Por, rruga drejt suksesit nuk kalon vetëm përmes dizajnit dhe pasionit. Estela vendosi të bënte një hap që shumë sipërmarrës në Shqipëri ende e anashkalojnë: mbrojtjen ligjore ndërkombëtare të markës së saj dhe mbrojtjen e një çante unike në botë, një dizajn dhe prodhim autentik i saj, i cili nuk ekziston në asnjë vend të botës. “Ishte një nga investimet më të rëndësishme që kam bërë,” rrëfen ajo. “Një proces sfidues, por jetik për të garantuar se ajo që kam ndërtuar me aq kujdes nuk mund të kopjohet apo shfrytëzohet pa leje.” ‘’Për detajet unike duhet të prisni të dal në treg, por mundet t’ju them që është risi në llojin e vete dhe se do behet viral në tregun botëror të modës’’ - na rrëfen Estela. Procesi i patentimit është shpesh teknik dhe i ngadalshëm, por për një krijuese si Estela, kjo është një përballje midis pasionit dhe burokracisë duke marr parasysh kohën e gjatë që merr procesi i vlerësimit dhe aprovimit të një patente. Në një treg ku moda shpesh ndjek trendet, Estela Koni Couture është një brand origjinal. ‘’Moda si fillim është identitet brandi, pastaj perfeksion në cilësi dhe një inovacion i vazhdushëm krijimesh…është ART.’’ - thotë Estela për Business Magazine.