Generated by
5 arsye pse kompanitë kanë nevojë emergjente për psikolog

Pse duhet psikologu në vendin e punës?
Nevojat e punonjësve kanë ndryshuar nga pesë vite më parë dhe ato po reflektohen në vendin e punës. Disa kompani dhe biznese të njohura në Tiranë shprehin shqetësimin e largimit masiv të punonjësve.
Një prej tyre, e profilizuar në IT tregon se pagat nuk janë arsyeja kryesore e largimit, apo e mungesave në punë. Ndërkohë, që largimet dhe mungesat kanë një kosto të lartë për kompaninë. Sipas kompanive zhvilluesit kërkojnë vazhdimisht leje për shqetësime shëndetësore, por në raportin mjekësor përcaktohet stres kronik, ose ankth. Pra, gjendja psiko-emocionale ul performancën në punë dhe çon deri në largim.
Shkenca e psikologjisë po ripërcakton kriteret e një vendi të suksesshëm pune. Ja disa mënyra se si psikologu mund të ndihmojë në këtë kontekst:
Emergjenca 1: Rritja e nivelit të stresit dhe burnout-it
Psikologu është nevojë kritike për vendin e punës. Para se gjërat të shkojnë në pikën kulminante të “djegies së punonjësve(burnout)” një psikolog: Identifikon punonjësit në rrezik (shqetësime mendore, varësi, apo stresorë të jetës që ndikojnë në performancën e punës). Ndërhyrje e shpejtë. Ndihmon menaxherët në të gjitha nivelet e organizatave të zgjedhin, mbështesin, motivojnë dhe trajnojnë punonjësit. Nxisin sjellje të shëndetshme. Nxjerrin shkaqet që stresojnë / largojnë punonjësit nga kompania. Ofrojnë konsulenca individuale dhe në grup. Japin vlerësime të specilizuara për nevojat e kompanisë. Zhvillojnë mjete dhe rekomandime parandaluese. Apikojnë programe për menaxhimin e stresit. Krijon ambiente pune që mbështet mirëqenien emocionale.
Emergjenca 2: Ruajtja e talentit brenda kompanisë
Kompanitë investojnë në kohë, energji dhe kosto për gjetjen dhe zhvillimin e punonjësve brenda kompanisë.
Në momentin kur punonjësit që “kanë rritur” u largohen, ata duhet të bëjnë një investim nga e para dhe me rrisk për të mos gjetur të duhurit që do zëvendësojnë të vjetrit.
Por, si e ndihmon psikologu kompaninë në këtë rast?!
Psikologu i jashtëm është objektiv në dhënien e vlerësimeve dhe rekomandimeve përfituese për të dy palët: kompaninë dhe punonjësin.
Identifikon forcën dhe dobësitë e punonjësve. Ofron trajnime për përmirësimin e aftësive dhe përgatitjen për rolet e reja. Nxit motivimin dhe angazhimin përmes vlerësimit të vazhdueshëm. Ndihmon në krijimin e një plani të qartë për zhvillimin profesional. Përdor teste për të identifikuar aftësi të papërdorura dhe sugjeron riorientime në role të tjera ku ata mund të shkëlqejnë. Ofron mundësi për zhvillim të ri që rrisin motivimin dhe angazhimin për të qëndruar në kompani.
Ka shumë rastë ku persona brenda stafit, nuk arrijnë kurrë të ndihen të realizuar në punën e tyre dhe kjo sepse nuk janë në pozicionin e duhur.
Vendosja e tyre aty ku përdorin aftësitë e tyre natyrale është një aset për kompaninë, jo vetëm realizim për vetë punonjësin.
Kjo qasje ndihmon në ruajtjen e talenteve, duke ofruar mundësi të reja për rritje dhe avancim të brendshëm.
Emergjenca 3: Keq komunikimi dhe konflikti
Psikologu ndërhyn të përmirësojë komunikimin dhe zgjidhjen e konflikteve: Ata mund të ndërmjetësojnë konfliktin ndërpersonal. Ata mund të identifikojnë dhe zgjidhin çështje si paragjykimet, mikroagresionet etj. Trajnojnë drejtuesit për aftësitë e komunikimit dhe lidershipit. Këshillojnë se si të forcohet inteligjenca emocionale. Udhëzimet e tyre forcojnë sistemet e diversitetit që promovojnë barazi.
Kur komunikimi është i fortë, kulturat në vendin e punës përmirësohen ndjeshëm.
Emergjenca 4: Presioni mbi drejtues dhe menaxherë.
Psikologët u heqin drejtuesve, ose menaxherëve presionin e mbulimit të disa detyrave që lidhen me menaxhimin e stafit.
Drejtuesit nuk janë psikologë dhe nuk kanë pse marrin role që shtojnë presionin në ditën e tyre. Marrëdhëniet me njerëzit janë të vështira dhe shterojnë energji.
Pra, një psikolog në kompani mbron jo vetëm stafin, por edhe drejtuesit. Psikologët në organizatë: Zgjidhin çështjet personale të punonjësve që lidhen me punën. Drejtuesi ka kohën të fokusohet në aktivitetet e punës. Marrëdhënie më të mira dhe profesionale me stafin. Drejtuesi shkarkohet nga detyra që nuk ka përgjegjësi, ose aftësi për t’i menaxhuar. Delegon çështje që nuk mund t’i zgjidhë. Psikologu mbështet menaxherët të zhvillojnë një stil lidershipi më pozitiv dhe fuqizues.
Emergjenca 5: Ndryshime dhe kriza
Si kurrë më parë planet e bizneseve janë shkurtuar dhe thuajse asnjë kompani nuk mund të bëjë plan afatgjatë, për shkak të ndryshimeve të jashtme. Krizë, luftë në horizont me pasoja ekonomike, inflacion, pandemi etj.
Krizat dhe ndryshimet kanë ndikim të jashtëzakonshme brenda kompanisë.
Kompanitë përballen me nevojën për të rishikuar strategjitë e tyre për t'u adaptuar ndaj kushteve të reja. Me rritjen e kostove dhe pasigurisë financiare, shumë biznese kanë filluar të reduktojnë burimet, duke prekur punonjësit dhe duke ndikuar në moralin e ekipit. Situatat e krizës çojnë në një rritje të stresit dhe ankthit mes punonjësve, të cilët ndihen të pasigurt për të ardhmen e tyre dhe të kompanisë. Ndërsa situata vazhdon të ndryshojë, kompanitë duhet të fokusohen tek qëndrueshmëria që do t'u lejojë të mbijetojnë.
Psikologët organizativë janë të rëndësishëm në këtë kontekst, duke ofruar mbështetje për të menaxhuar stresin dhe ankthin e punonjësve. Ata ndihmojnë në:
Përgatitjen e stafit për adaptim ndaj ndryshimeve dhe krizave. Zhvillojnë aftësitë e lidershipit për menaxhimin e situatave të paqëndrueshme. Trajnon menaxherët për të ruajtur motivimin e ekipit në periudha të vështira. Ndihmon në identifikimin dhe shfrytëzimin e mundësive gjatë krizave. Rrit elasticitetin emocional të stafit për të përballuar sfida të paparashikuara. Krijon plane për riorganizim dhe transformim të kulturës organizative. Ndihmon në mbajtjen e një mjedisi pozitiv dhe bashkëpunues gjatë ndryshimeve. Ndërton strategji për t'u përshtatur me presionin e jashtëm dhe të brendshëm. Ofron mbështetje për menaxherët në vendimmarrje të vështira dhe strategjike. Promovon një frymë inovative për përballimin e krizave me qasje kreative.
Stresi i rritur në vendin e punës është rezultat i kombinimit të disa faktorëve, që përfshijnë teknologjinë, pasigurinë në punë, ngarkesën e lartë të punës dhe një kulturë që shpesh prioritizon produktivitetin mbi mirëqenien.
Për të menaxhuar këto sfida, është thelbësore që kompanitë të zhvillojnë strategji për të mbështetur shëndetin mendor të punonjësve, duke përfshirë programe për menaxhimin e stresit, balancimin e punës dhe jetës, si dhe mbështetjen emocionale.
Jo çdo kompani ka nevojë për një psikolog me kohë të plotë, madje sugjerohet gjithmonë të jetë i jashtëm dhe jo pjesë e stafit, pasi shërbimi me psikolog të jashtëm, është më objektiv dhe profesional.
Prania e psikologut tregon gjithashtu se një kompani vlerëson mirëqenien psikologjike të punonjësve po aq sa shëndetin e fizik, duke rritur motivimin, moralin dhe produktivitetin.
Kompanitë që investojnë të njerëzit e tyre, përmes iniciativave si kjo, përfitojnë për vitet në vijim.