Generated by
Suksesi i Panairit “HORECA Kosovë 2024”': Teknologjia dhe inovacioni si katalizatorë të zhvillimit në industrinë ushqimore

Panairi `HORECA Kosovë` i organizuar në Prishtinë më datat 26-28 Prill të këtij viti u shfaq si një triumf i jashtëzakonshëm në skenën e eventeve të industrisë ushqimore. Në një intervistë ekskluzive, organizatorët e panairit shpërblejnë një sërë faktorësh për suksesin e tyre. Në qendër të suksesit ndodhet ekipi organizativ, i cili, përmes përpjekjeve të vazhdueshme për trajnim dhe përvojë prej 30 vjetësh, ka ndërtuar një standard cilësor të pakrahasueshëm në organizimin e ngjarjeve të këtij natyre. Sidoqoftë, ndër faktorët kyç të suksesit janë edhe risitë teknologjike të paraqitura në këtë edicion, të cilat u përshëndeten me entuziazëm nga vizitorët, për të cilët kjo teknologji ka sjellë efikasitet në proceset e tyre të punës, duke sjellë kosto më të ulët dhe cilësi më të lartë.
Kjo intervistë është realizuar me Burim Kuraja nga Frigo DELUXE .
Do filloja me ekipin tonë, i cili vazhdimisht trajnohet nga partnerët ndërkombëtarë dhe padyshim është një nga pikat e forta. Po ashtu, përvoja jonë në biznes prej 30 vitesh është një faktor kyç. Risitë teknologjike që kemi sjellë këtë vit kanë qenë shumë të mirëpritura nga vizitorët pasi ato ndihmojnë që të jenë më funksional, të prodhojnë me më shumë cilësi dhe të kursejnë më shumë. Gjithashtu, përvoja nga viti i kaluar na ka ndihmuar shumë. Këmbëngulja jonë që të jemi më të mirët në rajon ka luajtur një rol të rëndësishëm.
FRIGO DELUXE ka marrë pjesë me 50 brende ndërkombëtare, të cilat i përfaqëson në Kosovë dhe rajon. Gjithashtu, në panairin HORECA kanë marrë pjesë edhe 50 kompani të tjera vendore me stendat e tyre me mbi 100 marka të huaja dhe vendore.
Këtë vit kishim rreth 5000 vizitorë profesionistë të fushës dhe kuptohet që vetë panairi me risitë teknologjike që ka sjellë ka tërhequr më shumë vëmendjen e profesionistëve. Teknologjia e industrisë HORECA ka shënuar zhvillime të reja këto vitet e fundit dhe padyshim ka zgjuar shumë interesim tek profesionistët e kësaj fushe, duke u fokusuar në riorganizimin e punës së tyre, lehtësimin e proceseve të punës, rritjen e cilësisë dhe fitimit, përmes aplikimit të teknologjisë së përsosur italiane, gjermane, franceze, etj. Këtë vit, të gjitha markat ekspozuese ishin të obliguara të bënin demonstrime dhe degustime nga pajisjet e tyre teknologjike që kanë prezantuar.
Është e vërtetë që interesimi është rritur dukshëm ndaj teknologjisë së avancuar, e cila përmes funksionit dhe cilësisë po arrin të ndikojë pozitivisht në rritjen e profitit të bizneseve që i aplikojnë ato.
Panairi HORECA do të jetë tradicional tashmë dhe po punojmë që vitin tjetër të kemi edhe më shumë aktorë të inkuadruar, ku bashkarisht mund të ndikojmë që sektori të zhvillohet sa më shumë. Sfidat janë ato që na bëjnë më të fortë dhe padyshim që organizimi ka shumë sfida, duke marrë parasysh koston e madhe, e cila mbulohet me forcat tona. Po ashtu, sfidë tjetër është logjistika dhe ambienti i hapur që ne e shfrytëzojmë dhe e mbulojmë me tendat e dedikuara për stendat, të cilat do gatuajnë për 3 ditë me radhë. Angazhimi i stafit tonë për organizimin e këtij panairi ka filluar që nga muaji Dhjetor të vitit të kaluar, në mënyrë që të dalim sa më mirë në finale. Pra, duhen shumë resurse njerëzore dhe financiare, duke mos harruar përkrahjen e partnerëve tanë ROITIV, CHESTER PRODUCTION dhe TELEGRAFI që na kanë përkrahur pa rezerva.
Panairi HORECA është një vlerë e shtuar në shoqëri dhe për tërë sektorin e vet, ku përmes këtij panairi kemi zhvilluar trajnime nga kuzhinierët ndërkombëtarë bashkarisht me kuzhinierët vendorë në mënyrë që sa më shumë të përfitojmë nga teknikat e punës dhe recetat speciale që ata na sjellin gjithnjë përmes proceseve tekniko-teknologjike si dhe proceseve të sigurisë së ushqimit. Panairi HORECA bashkërisht me Frigo Deluxe si organizator tenton që gjithnjë të sjellë risi dhe teknologji të avancuara të cilat do të ndikojnë direkt apo indirekt në të gjithë zinxhirin ushqimor. Njëkohësisht, përmes trajnimeve të dedikuara për shefat e gastronomisë, po tentojmë të ngremë nivelin e cilësisë së gatimeve si dhe metodat e reja të gatimeve, duke ndikuar që të maksimizohet profiti dhe të ulen shpenzimet, duke mos harruar edhe sigurinë e ushqimit.