Article

Generated by

--:--
--:--

TalentsLink – Platforma inovative e punësimit

Në një epokë ku teknologjia është në rritje të vazhdueshme dhe tregu i punës është gjithnjë në lëvizje, është koha për një ndryshim. Në këtë kontekst, platforma e re e rekrutimit, TalentsLink, e lançuar nga IMAA (Innovation Management Academy Albania), vjen si një opsion i ri dhe inovativ për të gjetur talentet më të mira për tregun e punës. TalentsLink është më shumë se një platformë e thjeshtë rekrutimi; është një ekosistem i ndërthurur, që bashkon teknologjinë, talentet dhe kompanitë në mënyrë të pazakontë. Një nga aspektet kyçe të TalentsLink është aftësia e saj për të lidhur bizneset dhe organizatat me talentet më të mira. Në një epokë ku diversiteti dhe përvoja ndërkulturore janë tërësisht të domosdoshme për suksesin e një kompanie, TalentsLink siguron qasje të lehtë në një bazë të gjerë të kandidatëve të cilët janë të gatshëm të përshtaten në kulturën dhe nevojat e ndryshme të një organizate. Nëse shohim situatën aktuale të tregut të punës, është e qartë se ka një mungesë të theksuar të disiplinave të caktuara dhe ekspertizave në disa fusha të ndryshme. TalentsLink vjen si zgjidhje për këtë problem duke hapur dyert për talentet që janë të gatshëm të kontribuojnë në rritjen dhe zhvillimin e kompanive dhe industrive në nevojë. TalentsLink konsiston në procesin e Talent Acquisition, ku në harkun kohor të dy javëve, i mundësohet mbështetje e plotë talenteve dhe kompanive, deri në match-make të kandidatit të duhur me pozicione vakante të shpallura. Platforma ofron një mundësi unike për kompanitë dhe individët për të bashkëvepruar në tregun dinamik të punës. Si talentet ashtu edhe bizneset, regjistrojnë të dhënat e tyre në platformë, duke qenë specifik në kërkesat, aftësitë dhe profilin e tyre. TalentsLink ofron edhe zgjidhje të personalizuara të rekrutimit duke përdorur algoritme të zgjuara të përputhjes së profileve dhe nevojave të punëdhënësve. Kjo qasje e bazuar në teknologji siguron që procesi i rekrutimit të jetë më i shpejtë, më i efikasshëm dhe më i përshtatshëm për nevojat e sotme të tregut të punës. TalentsLink me procesin e rekrutimit dhe të trajnimeve synon të zgjerohet përtej kufijve, në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, duke dhënë një përfshirje më të gjerë të të rinjve jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon. TalentsLink është më shumë se një platformë rekrutimi, është një partner strategjik për kompanitë dhe organizatat. Ky projekt mbështetet nga RECONOMY. RECONOMY është një program zhvillimi ekonomik gjithëpërfshirës dhe i gjelbër i Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim Sida, i zbatuar nga HELVETAS Swiss Intercooperation në partneritet me Help - Hilfe zur Selbsthilfe dhe të tjerë në Partneritetin Lindor dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.