Generated by
Apple Pay mbërrin në Shqipëri, ProCredit sjell e para mënyrën e re të pagesës me telefon
Që prej fundit të korrikut, përdoruesit e pajisjeve Apple në Shqipëri mund të kryejnë pagesa të shpejta dhe të sigurta përmes Apple Pay, shërbim që për herë të parë eshte në vendin tone nga ProCredit Bank. Ky zhvillim shënon një hap të madh në digjitalizimin e shërbimeve financiare dhe e pozicionon bankën si pararojë të inovacionit bankar në tregun shqiptar. Përdoruesit e kartave të debitit dhe kreditit në lekë të ProCredit mund të kryejnë pagesa me iPhone ose Apple Watch, në dyqane, online apo aplikacione që pranojnë pagesa pa kontakt. Aktivizimi është i menjëhershëm: shtimi i kartës në Apple Wallet zëvendëson portofolin fizik, ndërsa pagesat sigurohen nga Face ID, Touch ID apo kodi i sigurisë, duke garantuar mbrojtje maksimale dhe komoditet. Apple Pay dallon për kombinimin e shpejtësisë, sigurisë dhe lehtësisë së përdorimit, duke i dhënë konsumatorëve mundësinë të paguajnë pa PIN, pa kartë dhe pa portofol. Përdorimi i tij shtrihet si në blerjet fizike ashtu edhe në ato online, duke e bërë një mjet modern dhe praktik për konsumatorët shqiptarë. “Me Apple Pay, ne nuk po sjellim vetëm një teknologji të re, por rikonfirmojmë angazhimin për ta vendosur klientin në qendër dhe për t’i ofruar përvoja bankare të sigurta e moderne,” – u shpreh Mirsad Haliti, Drejtor i Përgjithshëm i ProCredit Bank Shqipëri. Ky është një hap i rëndësishëm drejt transformimit digjital të sektorit bankar shqiptar.