Article

Generated by

--:--
--:--

Vizion në kohë trazirash! Lefter Sila dhe historia e agjencisë së parë të pasurive të paluajtshme në Shqipëri, “INF 93” Real Estate

Në një Shqipëri që sapo kishte nisur të përqafojë ekonominë e tregut të lirë, Lefter Sila pa përtej kaosit dhe krijoi “INF 93” – agjencinë e parë të pasurive të paluajtshme në vend. I diplomuar për inxhinieri ndërtimi, ai kaloi nga urbanistika në gazetari dhe më pas në ndërmjetësim imobiliar, duke sjellë një model të panjohur për kohën. Ishte viti 1993, kur me intuitë, përpjekje dhe pak fat, ai themeloi një agjenci në një treg pa eksperiencë, teknologji apo rregullore të qarta. Përvojën e solli nga Italia dhe njohuritë i ktheu në manual: libri “Real Estate në Tiranë”, një botim unik me të dhëna reale dhe analiza të tregut nga 1993 në 2023. Sipas tij, çmimet e pasurive janë rritur ndjeshëm pas vitit 2015, për shkak të rritjes së cilësisë së ndërtimeve, kostove të larta dhe kërkesës në rritje nga diaspora dhe të huajt. Megjithatë, ai paralajmëron: pa analiza serioze, çdo parashikim për një flluskë është spekulativ. Në epokën digjitale, ai e sheh teknologjinë si një domosdoshmëri në marketingun imobiliar, ndërsa për investitorët e rinj ka një këshillë të artë: Mos prit të blesh pasuri të paluajtshme – bli dhe prit.