Generated by
Panja, pa gluten dhe pa laktozë, një sipërmarrje që premton sukses

Glen Struga në bashkëpunim me Anilën, shefe e kuzhinës më vite përvojë në Itali dhe nutriocionisten Marsela, kanë nisur një sipërmarrje me mundësi shtrirje edhe në tregun e huaj. Panja është një biznes i vogël në dukje, por ofron një zgjidhje ideale për njerëzit, duhe e vënë atë mes supermarketit dhe farmacisë. Produktet e Panjës janë pa gluten dhe pa laktozë; dhe për më tepër ata kanë krijuar një zinxhir të plotë furnizimi nga ferma në tavolinë, për produkte delikate e të kushtueshme. Ne kemi zhvilluar një intervistë me sipërmarrësin Glen Struga. Kur ulesh me të nuk mund të mos vësh re një fletëpalosje në tavolinë e cila përshkruan historinë personale të Marselës e cila është shëruar nga përdorimi i ushqimit pa gruten dhe laktozë. Dhe më pas, këtë përvojë personale vendosi ta ndajë me të tjerë dhe s bashku me Gleni dhe Anilën ta kthejnë në një sipërmarrje të re.
Projekti I Panjës ka filluar para 16 muajsh. Është një projekt tepër unik, pasi kemi të bëjmë me një koncept bakery, prodhime brumi, 100% pa gluten, laktozë dhe përzierje miellrash. Kemi 4 lloje bukësh, me miell 100% nga qiqra, bathë, koçkulle dhe 100% nga kinoa. Ajo që i bën të veçanta këto bukë është se produktet e para arrijmë t’i sigurojmë dhe përpunojmë vetë. Gjithashtu, kemi një linjë qumështore, që është qumështore-bimore, e cila vjen nga bajamja. Ne përpunojmë bajamen dhe nxjerrim qumështin e bajames, ose salcën e kosit, djathin, rikotën. Kombinimi i këtyre dy linjave na jep pastiçerinë.
Po, sepse nëse do kthehem pak pas në kohë, ky projekt vjen si një frymëzim shumëvjeçar. Më parë Panja ka funksionuar si një konsulencë tradicionale, ku nutricionistja Marsela, ofronte shërbimin për njerëzit që kërkonin të kuroheshin nga patologji të ndryshme, duke ndjekur një regjim ushqimor. Duke parë që njerëzit pyesnin se ku mund ta gjejmë produktin, u bë një shtysë për të krijuar Panjën.
Absolutisht! Prandaj, për çdo produkt të ri që lançojmë në rrjetet sociale mundohemi të japim sa më shumë detaje. Fillimisht kishim sfida në treg, po vinim me një produkt që kishte çmim shumë herë më të lartë se ai i marketit. Ne po ofronim një produkt për të cilin njerëzit ishin të papërgatitur. Por, duke u munduar të japim sa më shumë informacion, si shefja dhe nutricionistja, njerëzit filluan të mësohen dhe kemi krijuar një bazë klientele. Produktet tona janë të konfirmuara në nivel ndërkombëtar, pasi ne përdorim realisht miellra që janë pa gluten.
Produktet që punojmë kanë kosto më të lartë në treg. Pra, niveli i lëndës së parë, është me kosto të lartë, pasi edhe produkti është i një cilësie premium në nivel evropian.
Duam të perfeksionojmë linjën tonë të prodhimit, më pas do të donim të zgjeroheshim dhe me pika të tjera, së pari në Tiranë e më tej edhe në qytete të tjera.
Besojmë që ky si produkt duhet të tregtohet nga ne, pasi ka shumë specifika dhe është tepër delikat. Por, ne duam të krijojmë një rrjet tonin dhe të kontrollojmë vetë shitjen nëper pikat e shitjes në Tiranë dhe jo vetëm por edhe në jug.
Objektivi ynë ky është. Kemi produkte që i përshtaten të gjithë klientelës, edhe asaj vegane. Shurupin e Panjës e përdorim si ëmbëlsues, prandaj kemi dhe emrin Panja. Kemi dy tipe djathërash nga bajamja aktualisht: djathi i butë dhe djathi feta. E kemi pasur të vështirë në fillim të gjenim staf, pasi kërkonim staf që t’ia niste nga zero. Për të gjitha produktet që marrim sigurohemi që të jenë të një cilësie të parë, në të kundërt nuk punojmë. Në fillim njerëzit e kishin të vështirë të kuptonin pse çmimet tona janë të një vlerë më të lartë se të tjerët, pasi nuk arrinin ta bënin diferencën e lëndës së parë që ne përdornim.
Jemi tre persona, Shefe Anila, e cila vjen nga Milano pas shumë vitesh atje, si dhe nutricionistja jonë e cila është shëruar nga përdorimi i ushqimit pa gruten dhe laktozë. Ajo që e bën të veçantë ambientin tonë është se çdo gjë këtu është e shëndetshme. Nësë dikush ka nevojë për konsulencë, padiskutim që e merr nga nutricionistja jonë. Kemi edhe klientë që marrin produktet tona për jashtë: në Gjermani , Angli, Francë etj.