Generated by
Njihuni me Dardanin: Roboti që ndihmon fëmijët të mësojnë gjuhën shqipe
.png)
Në botën gjithnjë e më digjitale, teknologjia po luan një rol kyç në edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve. Një nga inovacionet më të fundit në këtë fushë është Dardani, roboti i parë në gjuhën shqipe, i krijuar për të ndihmuar fëmijët të përmirësojnë aftësitë e tyre të të folurit dhe të ndërveprimit.
Në këtë intervistë ekskluzive, ne flasim me, Firdeus Dikellari, krijuesin e Dardanit. Një sipërmarrës novator, i cili e ka vendosur gjuhën dhe kulturën shqiptare në qendër të këtij projekti. Ai ndan me ne frymëzimin pas krijimit të robotit, sfidat e tij në zhvillimin e një teknologjie të tillë dhe planet ambicioze për të ardhmen. Ky projekt synon të përmbushë një nevojë kritike për fëmijët shqipfolës dhe të nxisë një dashuri të thellë për gjuhën dhe kulturën e tyre.
Udhëtimi im në teknologji filloi kur isha 7 vjeç. Babai im ka një dyqan, ku riparon celularët dhe shpesh merrja telefona të prishur dhe bëja sikur i rregulloja. Kur isha 11 vjeç, kalova tek kompjuterat. Unë kisha një kompjuter të vjetër që e përdorja për eksperimente të vazhdueshme—instaloja softuer të ri, çmontoja harduerin dhe ndërroja komponentët vetëm për të parë se çfarë do të ndodhte. Gjithashtu, ndihmoja babain tim duke ofruar shërbime si helpdesk dhe duke fituar përvojë praktike që në moshë të hershme. Në klasën e 9-të, fillova me videografi dhe CGI si hobi, duke punuar në ato fusha për dy vjet. Gjatë vitit të parë të shkollës së mesme fillova të mësoja gjuhët C dhe Python dhe shumë shpejt e gjeta veten në dilemë mes programimit dhe CGI. Zgjodha programimin – një vendim për të cilin nuk jam penduar dhe që atëherë, unë kam qenë thellësisht i përfshirë në programim dhe kam eksploruar dhe fushat më pikante të kohës si AI dhe Machine Learning.
Dardanin e krijova për të trajtuar një çështje aktuale në komunitetin tonë - mungesën e mjeteve efektive që fëmijët shqipfolës të mësojnë gjuhën e tyre amtare. Kam parë shumë prej fëmijëve teksa luftojnë për të komunikuar në mënyrë efektive për shkak të ekspozimit të kufizuar ndaj gjuhës së folur shqipe. Kjo ndezi një dëshirë tek unë për të krijuar diçka që do ta mbyllte këtë hendek dhe do ta bënte mësimin e gjuhës shqipe më të aksesueshëm.
Duke integruar gjuhën shqipe synova të krijoj një robot që, jo vetëm flet shqip, por kupton edhe nuancat dhe kompleksitetin e kulturës shqiptare. Në këtë mënyrë, Dardani do të mund ndërveprojë në një mënyrë që të ndihet e natyrshme dhe autentike, duke promovuar një dashuri për gjuhën dhe trashëgiminë shqipe që mund të përcillet brez pas brezi.
Teknologjia pas Dardanit është mjaft komplekse, por do të isha i lumtur të ndaja disa detaje. E zhvillova Dardan duke përdorur një kombinim të algoritmeve të machine learning. Kam integruar gjithashtu aftësitë e njohjes së të folurit për t'i mundësuar Dardanit të kuptojë dhe t'i përgjigjet shqipes së folur të fëmijëve. Një nga sfidat kryesore me të cilat u përballa ishte mbledhja, seleksionimi dhe përzgjedhja e të dhënave për gjuhën shqipe. Kjo është thelbësore për trajnimin e modelit që Dardani të mund të njohë me saktësi dhe t'u përgjigjet frazave shqipe. Gjithashtu, më duhej të kapërceja edhe sfidën e gjetjes së komponentëve të përshtatshëm në tregun shqiptar. Duke i kombinuar këto qasje me përpunimin e gjuhës, të fuqizuar nga AI, jam i sigurt se Dardani mund të ketë një ndikim pozitiv në aftësitë e të folurit të fëmijëve dhe zhvillimin e përgjithshëm gjuhësor.
Audienca kryesore e Dardanit janë grupmosha 4-14 vjeç me fokus edukimin në fëmijërinë e hershme, por kjo nuk do të thotë se Dardani nuk mund të përdoret edhe nga grupmoshat e tjera. Përsa u përket fëmijëve me aftësi ndryshe, Dardani do të përshtasë përpunimin e gjuhës dhe stilin e tij të komunikimit në bazë të nevojave të këtyre fëmijëve. Gjithashtu, mësimet do të jenë fleksibël dhe të adaptueshme, duke lejuar edukatorët dhe kujdestarët t'i modifikojnë ato për të përmbushur nevojat unike të fëmijëve. Duke i kombinuar këto qasje, jam i sigurt se Dardani mund të sigurojë një përvojë mësimore shumë tërheqëse dhe efektive për fëmijët.
Përgjigjia e prindërve dhe edukatorëve ka qenë pozitive. Kam marrë shumë mesazhe që shprehin entuziazëm për këtë projekt. Madje, ka pasur edhe prej atyre që janë përlotur kur u kam treguar rreth këtij projekti.
Absolutisht! Kam plane të mëdha për zhvillime të mëtejshme me Dardanin. Në të ardhmen e afërt, po planifikoj të zgjeroj aftësitë e tij të përpunimit të gjuhës për të përfshirë biseda më komplekse dhe reagimet në kohë reale. Kjo do t'i mundësojë Dardanit të angazhojë fëmijët në përvoja edhe më ndërvepruese. Gjithashtu, në të ardhmen do të ketë bashkëpunime me psikologë dhe logopedistë për të zhvilluar veçori të reja që do të revolucionarizojnë mënyrën se si fëmijët mësojnë dhe ndërveprojnë.
Sigurisht! Unë tashmë jam duke eksploruar mundësitë për të prezantuar Dardanin në tregje të tjera dhe për ta përshtatur atë për gjuhë dhe kultura të ndryshme. Fokusi im fillestar do të jetë në kontinentin Europian dhe më pas do të zgjerohem në kontinentet e tjera.
Kam kënaqësinë të them se kam pasur një qasje të pavarur në ndërtimin Dardanit. Ndërtimi i Dardanit tërësisht me veten time ka qenë sfidues, por shpërblyes. Ai më lejoi të shfaq aftësitë e mia teknike, kreativitetin dhe përkushtimin për të krijuar diçka që mund të ketë një ndikim pozitiv në jetët e fëmijëve.
Mos hiqni dorë kurrë nga ëndrrat tuaja. Është normale të përballesh me kundërshtime ose skepticizëm nga të tjerët, por mos lejoni që kjo t'ju pengojë të ndiqni vizionin tuaj. Mos harroni, inovacioni shpesh kërkon marrjen e rreziqeve të llogaritura. Mos kini frikë të eksperimentoni, mësoni nga gabimet tuaja dhe përshtasni qasjen tuaj sipas nevojës. Më e rëndësishmja, qëndroni besnik ndaj vizionit tuaj dhe vazhdoni të ecni përpara.
Kur të shikoni pas në udhëtimin tuaj, do të jeni krenarë për ndikimin që keni pasur dhe ndryshimin që ka sjellë ideja juaj në jetët e të tjerëve.