Article

Generated by

--:--
--:--

Riana Muçobega: Si po riformatohet marketingu me inteligjencën artificiale

Në një periudhë ku termat si AI, automatizim apo personalizim në kohë reale janë kthyer në pjesë të fjalorit të përditshëm të industrisë së marketingut, vjen një moment për të kuptuar se çfarë ndodh realisht në terren. Si përdoren këto mjete në një agjenci? Sa kanë ndikuar në mënyrën e të menduarit strategjik, në ndërtimin e fushatave apo në bashkëpunimin me klientët? Riana Muçobega, me mbi një dekadë përvojë në komunikim dhe aktualisht Account Director në Gogel Publicis, ndan në këtë intervistë për Business Magazine një pasqyrë konkrete dhe profesionale mbi përfshirjen e inteligjencës artificiale në proceset e përditshme të një agjencie që bashkëpunon me disa nga markat më të mëdha në vend. Nga përdorimi i ChatGPT dhe Midjourney për krijim përmbajtjeje e deri te aplikimi i modeleve të AI për analiza të avancuara dhe optimizim buxheti, Riana flet pa idealizim për përfitimet, sfidat dhe atë që po ndryshon realisht në mënyrën si komunikohet sot me konsumatorin. Ky është një rrëfim që i flet drejt lexuesve profesionistë të fushës, atyre që kërkojnë më shumë se teori dhe që duan të kuptojnë sesi teknologjia po integrohet në praktikë, pa zëvendësuar thelbin e komunikimit njerëzor.