Article

Generated by

--:--
--:--

“Krijo, por mbro!” – Apeli i DPPI për çdo sipërmarrës dhe krijues shqiptar

Tregu po ndryshon me ritme të shpejta dhe bashkë me të edhe mënyra se si ndërtohen dhe zhvillohen bizneset. Kreativiteti, dizajni dhe inovacioni janë kthyer në elementë të rëndësishëm të vlerës së një produkti apo shërbimi, por mbrojtja ligjore e këtyre elementeve shpesh mbetet jashtë vëmendjes së bizneseve shqiptare. Markat tregtare, patentat dhe dizenjot industriale regjistrohen rrallë, edhe pse pikërisht këto janë mjetet që mundësojnë ruajtjen e një ideje dhe forcimin e pozicionit përballë konkurrencës. Edhe pse vitet e fundit ka një rritje të dukshme të aplikimeve për mbrojtje, mungesa e informacionit, perceptimet e gabuara mbi kostot dhe skepticizmi mbi efikasitetin e sistemit ligjor vijojnë të jenë pengesa reale. Në këtë intervistë ekskluzive për Business Magazine, znj. Maria Solis Kapedani, Drejtoreshë e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI), flet për ndryshimin e mentalitetit të sipërmarrësve shqiptarë, për përmirësimet ligjore e institucionale të viteve të fundit dhe për nevojën urgjente për më shumë edukim dhe veprim konkret.