Generated by
Talise, modeli i një sipërmarrje transformuese nga qendër wellness në Medical Center&Wellness

Vitet e fundit, shumë sipërmarrje po transformohen, duke iu përshtatur ndryshimeve në treg dhe kërkesave më të larta. Mjafton të fluturoni drejt Italisë, për të kuptuar se në të gjitha linjat ajrore, personat që kanë kryer trajtime dhe kanë marrë shërbime të estetikës mjekësore në Shqipëri janë vërtetë shumë. Ky trend ka nxitur edhe sipërmarrësen ambicioze, Elona Leka, të transformojë biznesin e saj dhe të sjellë Talise Medical Center & Wellness
Të drejtosh Talise është njësoj si të drejtosh 5-6 biznese së bashku, për shkak të dinamikës dhe nevojës që ka për t'u përshtatur me nevojat e tregut, me risitë dhe me zhvillimet që janë aq të shpeshta dhe të shpejta njëkohësisht. Një nga projektet më ambicioze të vëna në jetë është kalimi nga Talise Beauty & Spa në Talise Medical Center & Wellness, duke sjellë kështu një tjetër dimension të Talise, më të kompletuar, duke u bërë një klinikë që ofron të gjithë gamën e plotë të trajtimeve mjekësore, si dhe duke ruajtur cilësinë maksimale të produketeve dhe shërbimeve që ofron.
Kjo ka qenë një sfidë më vete, sepse tregu në Shqipëri është pa asnjë rregullator dhe realisht ndonjëherë mund të them që nuk njeh limite. Ne i kemi rezistuar kohës duke qenë gjithmonë transparentë dhe të vërtetë me klientin, duke mos cënuar kurrë cilësinë e shërbimit apo produktit që ofrojmë. Falë edhe mjekëve me të cilët kemi zgjedhur të bashkëpunojmë, që janë profesionistë në ato shërbime që kryejnë kemi arritur të kemi stabilitet edhe në sektorin e ri të shërbimeve mjekësore, duke e matur suksesin me pacientë që rikthehen të lumtur.
Sot tregu është bërë agresiv, marketohet çdo gjë dhe pak informohet audienca se çfarë duhet realisht të besojnë, ndaj bëhet e pashmangshme që për të pasur sukses duhet të jenë të gjitha hallkat të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Specialistët e duhur, teknologjia dhe cilësia e produkteve që përdoret janë patjetër hallkat më të rëndësishme dhe absolutisht njëri nuk bën dot pa tjetrin.
Vitet e fundit shohim një rritje në sektorin e shërbimeve mjekësore estetike, trendi është gjithmonë në rritje për, rimodelime, procedura lifting, biostimulues dhe shërbime të tilla që japin rezultate të menjëhershme dhe afatgjatë në kohë. Mendoj që ky trend vjen nga figurat e ekranit, nga rrjetet sociale ku kalojmë të gjithë një pjesë të mirë të ditës dhe është e pamundur të mos ndikohemi nga ato çfarë na servirin këto platforma.
Unë nuk di të ndalem kur e marr përsipër diçka. Përpos gjithë vështirësive, rritja e vazhdueshme personale me trajnime, me konsulencë biznesi kanë bërë që të arrij të njoh 360 gradë biznesin që drejtoj. Dhe kur ti e njeh atë që po bën, që nga detajet më të vogla, padyshim që nis kupton dhe nevojat në mikro dhe makro dhe ndihesh gati për çdo sfidë. Rritja e vazhdueshme e vetes shkon paralelisht dhe me rritjen e biznesit më pas.
Sipërmarrësve të rinj do t’u sugjeroja të punojnë shumë me veten! Të mos mendojnë asnjëherë se i dinë të gjitha. Të kërkojnë ndihmë në ato fusha ku nuk ndihen të sigurt. Është thelbësore puna e vazhdueshme me veten, njohja shumë e mirë e konkurencës dhe gjetja e një avantazhi konkurues në atë çfarë do të ofrosh.