Article

Generated by

--:--
--:--

Inovacioni dhe Teknologjia në Shërbim të Konsumatorëve. Blendi Kokoshi mbi Transformimet Inovative të Philip Morris International

Blendi Kokoshi, Menaxheri i Shitjeve në Philip Morris për Shqipërinë dhe Kosovën, shpjegon sesi qasjet digjitale dhe inovative po transformojnë biznesin dhe jetën e konsumatorëve. Në një botë ku inovacioni është çelësi i vetëm për progres, kompanitë globale si Philip Morris International (PMI) po ndryshojnë mënyrën se si konsumatorët qasen ndaj përditshmërisë. Duke u larguar nga sjellet tradicionale, gjithnjë e më shumë duhanpirës po kërkojnë zgjidhje nëpërmjet paisjeve teknologjike të duhanit pa tym. Deri dje, një “botë pa tym” dukej një ide e largët, sot përqafohet nga shumë vende të botës. Blendi Kokoshi, Menaxheri i Shitjeve në Philip Morris për Shqipërinë dhe Kosovën, na tregon sesi qasja drejt inovacionit, transformon biznesin dhe si rrjedhojë edhe jetën e konsumatorëve.

Pyetje :Një eksperiencë 16-vjeçare në Philip Morris Albania, çfarë ju ka mësuar kjo eksperiencë dhe cilat kanë qenë momentet të cilat kanë patur impaktin më të madh në rrugetim tuajin?

Rrugëtimin tim në Philip Morris Albania e shoh të ngjashëm me transformimet që na ndjekin në faza të ndryshme të jetës, nga hapat e parë, përshtatja me mjedisin deri te përpjekja e përditshme për të krijuar një vlerë të shtuar. Prandaj, këtë eksperiencë 16-vjeçare në kompani e shoh si një vlerë të shtuar për mua, si në aspektin personal dhe atë profesional. Gjithashtu, të dyja botët për mua janë të ndëlidhura me njëra-tjetrën. Në përditshmërinë time gjithmonë mendoj sesi mund të përshtatem me ndryshimet që ndodhin jo vetëm në kompani, por dhe në mjedisin që na rrethon. Industria dhe kompania ku unë punoj prej më shumë se një dekade kanë pësuar ndryshime të dukshme në të gjitha drejtimet, nga zhvillimet teknologjike, prezantimi i zgjidhjeve të reja, vëmendja e shtuar për punonjësit dhe përmirësimi i kujdesit ndaj klientit. Për t’u përshtatur me këtë të duhet të jesh vazhdimisht i përditësuar dhe i hapur drejt informacionit të ri. Prandaj, ajo që për mua mbetet eksperienca më përmbushëse është mentorimi i anëtarëve të rinj të ekipit dhe ti shoh duke u rritur profesionalisht në kompani. Ёshtë një rikujtesë e vazhdueshme e suportit dhe mentorëve që kam patur në fillimet e karrierës sime.

Pyetje :Përmendët evolucionin e Philip Morris. Si ka qenë ky evolucion dhe cila ka qenë qasja juaj në këtë proces?

Philip Morris ka ndërmarrë një transformim të madh duke sjellë risi në tregjet e rajonit dhe më gjerë. Ky transformim, mbështetet në një trinom të fuqishëm: produkt – inovacion – konsumator dhe suksesi i “PMI” vjen nga përqendrimi në inovacion dhe zhvillimi i produkteve te reja pa tym. Me një numër të konsiderueshëm shkencëtarësh të angazhuar globalisht, kompania ka krijuar produkte si IQOS, të cilat ofrojnë një alternativë më pak dëmshme për konsumatorët. Këto produkte janë pritur me interes të madh nga personat e rritur të cilët konsumojne duhan, duke treguar një ndërgjegjësim të lartë për zgjedhjet alternative. Kjo tregon sesi informimi për rëndësinë e reduktimit të dëmit është i domosdoshëm.

Pyetje :Ndalemi tek filozofia e Philip Morris për një “Botë pa tym”. Ku konsiston kjo filozofi në strategjinë e kompanisë?

Filozofia e “PMI” është e orientuar drejt një “bote pa tym”, me synim për të sjellë risi që zvogëlojnë dëmin e duhanit. Kompania ka ndërruar fokusin nga ofrimi i duhanit me djegie drejt pajisjeve që stimulojnë uljen e riskut. Ky proces do të vazhdojë deri në largimin e plotë të cigareve me djegie. Ideja kryesore që mbizotëron në filozofinë tonë është siguria dhe mirëqenia e konsumatorëve. Ndaj jemi fokusuar tek informimi dhe ndërgjegjesimi në lidhje me produktet dhe shëndetin e konsumatorëve. Ajo çka kompania synon të arrijë në një të ardhme të afërt është të ndihmojë konsumatorët të bëjnë zgjedhje të përgjegjshme.

Pyetje :IQOS është një produkt me risk të reduktuar në krahasim me cigaret, një pohim ky i autorizuar edhe nga “FDA” , por për fat të keq në tregun tonë ka shumëllojshmëri pajisjesh të cilat nuk janë të kontrolluara apo autorizuara. Cili është impakti i kësaj situate?

E vërtetë, IQOS ka autorizimin nga “FDA” dhe mbështetet nga shumë studime shkencore të cilat provojnë se është një produkt më risk më të reduktuar në krahasim me cigaret tradicionale. Por, tregu ynë përballet me sfidën e shumëllojshmërisë së pajisjeve të pa autorizuara dhe kontrolluara. Do shtoj se informaliteti ngelet një shqetësim për të gjithë, kryesisht për konsumatorin, sepse është ai që i përdor dhe përballja me një produkt të pa kontrolluar mund të krijojë probleme. Për shkak të origjinës, cilësisë apo mënyrës së përdorimit ekziston rreziku që produkti nuk është i lejuar për përdorim ose nuk ka informacionin e plotë sipas përcaktimeve të ligjit. “PMI” punon vazhdimisht të përmirësojë kujdesin ndaj klientit dhe të ndërgjegjësojë konsumatorët për lënien e duhanit, duke promovuar programe ndihmëse dhe ofruar zgjidhje për ata që duan të vazhdojnë përdorimin e nikotinës, por në një mënyrë më pak të dëmshme, të informohen dhe të ndryshojnë.

Pyetje :Sa e arritshme është në të vërtetë “E ardhmja e një bote pa tym”?

Për mua ndryshimi fillon nga momenti që ti bën një premtim dhe ndërmerr hapat e parë për ta mbajtur atë. Unë si duhanpirës e kam patur të vështirë ta konceptoj, por tani shoh dhe ndryshimin që kam nisur nga vetja, nga pirja e cigares kam kaluar te përdorimi i një produkti me ngrohje më pak të dëmshëm, IQOS Iluma. Ta marrim në perspektivë, në nivel global ka më shumë se 1 miliardë duhanpirës, shumë prej të cilëve nuk duan të ndalojnë duhanin apo nikotinën. Nëse i ofrohet një alternativë më pak e dëmshme, pa djegie, atëherë ky është një hap thelbësor drejt të ardhmes pa tym. Gjithashtu do shtoja që ndryshimi gjithmonë shihet me skepticizëm, por përderisa ka përpjekje konkrete, atëherë mendoj se do të jetë e arritshme.

Pyetje :Po familjarët tuaj e konsumojnë duhanin?

Konsumi i duhanit ka qënë një zgjedhje personale dhe kurrsesi nuk kam ndikuar tek miqtë apo familjarët për ta filluar dhe gjithmonë e ritheksoj që nuk duhet bërë. Gjithashtu ne si kompani jemi kategorikisht kundër përdorimit të duhanit nën 18 vjeç dhe ata që nuk e pijnë, nuk duhet ta fillojnë. Përsa i përket familjarëve, ata nuk e konsumojnë duhanin, ndërsa unë kam zgjedhur produktet me risk të reduktuar.

Pyetje :Çfarë programesh dhe mundësish ofrohen për të rinjtë qe duan t’i bashkohen Philip Morris në Shqipëri?

Philip Morris është një kompani që i vlerëson punonjësit dhe parësorja është që vlerësimi bazohet gjithmonë në meritokraci. Këtë e them bazuar në eksperiencën time dhe atë që shoh cdo ditë. Por gjithashtu do theksoja që PMI ka në fokus të mësuarit e vazhdueshëm dhe investon për të fuqizuar dhe promovuar burimet e reja njerëzore nëpërmjet trajnimeve jo vetëm lokale, por dhe rajonale e globale. Ndërsa si një mundësi shumë të vlefshme për të rinjtë do shtoja kulturën e shëndetshme të punës dhe standardin ndërkombëtar në mënyrën e të punuarit që buron nga vetë PMI globale.

Pyetje :Si e shihni zhvillimin e rolit tuaj në të ardhmen? A ka sfida dhe mundësi të cilat po i mirëprisni?

Ky rol ka ndryshuar shumë dhe vazhdon të ndryshojë dhe transformohet çdo ditë, si vetë kompania. Tashmë jemi më afër teknologjisë, qëndrueshmërisë dhe shkencës, disa terma që dikur ishin thjesht në letër, tashmë janë realitet. Integrimi i vazhdueshëm i teknologjive të avancuara, aksesi në të dhënat shkencore, analizimi i të dhënave dhe format e reja për të ndërgjegjësuar konsumatorin në menyrë të vazhdueshme na bëjnë më efektivë dhe efiçent në punën tonë të përditshme. Qëndrueshmëria është gjithnjë e më shumë në fokus të kompanisë. PMI është pjesë e ESG Netëork në Shqipëri që ka në fokus permirësimin e klimës së biznesit në drejtim të qëndrueshmërisë. Në kuadër të qëndrueshmërisë, PMI ka lancuar së fundmi në Itali një projekt novator, i titulluar REC i cili sjell një qasje të re në menaxhimin e mbetjeve elektronike, duke ricikluar mbi gjysmë milioni paisje LIL dhe IQOS. Po punohet që në të ardhmen këto projekte të implementohen edhe në vendin tonë. Iniciativa të tilla më kujtojnë se sfidat dhe mundësitë do na shoqërojnë gjithmonë, kjo është ajo që na mban aktiv dhe kuriozë për të mësuar në mënyrë të vazhdueshme.