Generated by
Face Joga: Laura Xhaxhi na tregon për rrugëtimin “pa moshë”

Laura Xhaxhiu, pioniere në Shqipëri për një qasje krejtësisht të re ndaj plakjes, po transformon mënyrën se si mendojmë për mirëqenien tonë. Me një pasion të palëkundur për bukurinë natyrale dhe holistikën, Laura ka krijuar një lëvizje që frymëzon jo vetëm gratë, por edhe burrat të shikojnë përtej industrisë së zakonshme të kujdesit të lëkurës.
Në një botë ku korporatat dhe bizneset globale po përqafojnë gjithnjë e më shumë paradigmën e të qenurit jo vetëm aktiv dhe i suksesshëm, por edhe në formë, puna e Laurës merr një rëndësi të veçantë. Ajo po ofron një zgjidhje që harmonizon përsosshmërisht nevojën për sukses profesional me dëshirën për të ruajtur një pamje të freskët dhe energjike. Siç shpjegon Laura, "Programet e Face Yoga-s janë perfekte për korporatat që kërkojnë të rrisin mirëqenien e punonjësve duke reduktuar stresin dhe tensionet e punës, dhe duke e bërë atë një aktivitet ideal për forcimin e marrëdhënieve në ekip."
Pesë vjet më parë, ajo nisi një udhëtim të ri, një aventurë që, siç thotë vetë ajo, nuk e kishte imagjinuar se do të bëhej kaq e madhe. Sot, me qindra trajnime dhe përmes një përkushtimi të pamasë, Laura ka ndihmuar rreth 800 individë brenda dhe jashtë vendit dhe ka arritur të transformojë jo vetëm pamjen e tyre, por edhe mënyrën se si kujdesen për veten.
Në këtë intervistë ekskluzive, Laura ndan udhëtimin e saj personal dhe profesional, duke ofruar një këndvështrim unik mbi balancën mes punës dhe jetës personale.
Pas pesë vitesh, mund të them me bindje se është bërë progres i konsiderueshëm. Kjo, pasi shoh sot një ndërgjegjësim shumë më të madh të grave dhe vajzave, sidomos atyre në pozita drejtuese dhe sipërmarrëse, për alternativa bio dhe holistike, përballë gjithë recetave "anti-aging" që na serviren dhunshëm nga mediat.
Çfarë e bën këtë ndryshim veçanërisht domethënës është integrimi i praktikave të Face Yogës në rutinën e përditshme të liderëve të biznesit. Shohim drejtues që po i kushtojnë 15 - 20 minuta në ditë, jo vetëm pamjes së tyre, por edhe mirëqenies së përgjithshme mendore dhe fizike. Kjo qasje holistike po reflektohet pozitivisht në performancën e tyre profesionale, por dhe në kulturën korporative që ata krijojnë.
Ja pse jam e kënaqur me misionin që kam ndërmarrë. Dhe të mendosh se jam ende në fillim të rrugëtimit tim.
Unë nuk kam zbritur në fushë që të hap beteja me industrinë kozmetike, apo me atë estetike. Qëllimi im është t'u tregoj grave e vajzave, t'i ndërgjegjësoj ato se produktet e shtrenjta, kimikatet e dyshimta, procedurat invasive, të cilat na ofrohen si një zgjidhje magjike për të luftuar moshën, nuk janë alternativa e vetme për të stopuar plakjen e fytyrës.
Por, ka edhe një praktikë tjetër që ka një fuqi transformuese 100% natyrale dhe që ekziston prej mijëra vjetësh në kulturat e lindjes, si Japoni apo Kinë. Ndaj sot Face Yoga po pozicionohet si një zgjidhje e sofistikuar për profesionistët që kërkojnë metoda jo-invazive, natyrale dhe afatgjata për të menaxhuar stresin dhe për të ruajtur një pamje të freskët. Dhe kjo është fuqia e praktikës së Face Yogës.
Face Yoga është një grup ushtrimesh që tonifikojnë muskujt e fytyrës sonë. Ashtu siç shkojmë në palestër për të tonifikuar e forcuar muskujt e trupit tonë. E njëjta gjë vlen edhe për fytyrën. Ne kemi mbi 50 muskuj në fytyrën tonë, të cilët nisin të varen kur kalojmë të 40-at dhe për pasojë krijojnë rrudhat e fytyrës duke na dhuruar një pamje të plakur, pa jetë dhe pa energjinë që do të donim të kishim. Por, nëse duam një fytyrë të freskët dhe atraktive duhet t'i përdorim muskujt tanë ose në të kundërt do t'i humbasim ato përgjithmonë duke iu dorëzuar procesit natyral të plakjes. Është kaq e thjeshtë!
Në thelb, “magjia” e Face Yogës qëndron në aftësinë e saj për të ofruar një zgjidhje gjithëpërfshirëse për sfidat e plakjes, stresit dhe mirëqenies në një mënyrë që harmonizohet natyrshëm me jetën e ngarkuar sidomos të profesionistëve modernë.
Vërtet, fytyra jonë është një organizëm i gjallë në ndryshim të vazhdueshëm. Me kalimin e kohës, ajo përballet me sfida të shumta: kolagjeni gradualisht humbet, shkëlqimi natyror zbehet, lëkura humb vitalitetin e saj, dhe rrudhat fillojnë të vizatojnë historitë tona në fytyrën tonë. Pavarësisht nga cilësia apo çmimi i kremrave që aplikojmë, janë muskujt e fytyrës ata që, me kalimin e viteve, humbasin elasticitetin e tyre dhe nisin të varen.
Për më tepër, graviteti, ky armik i heshtur por i pandërprerë, vazhdon punën e tij të palodhur, duke tërhequr poshtë muskujt tanë në çdo moment, edhe tani ndërsa ne bisedojmë. Por, ka shpresë! Përmes praktikës së përditshme të Face Yogës, ne mund të rigjallërojmë këta muskuj të fjetur. Ndërsa ushtrohemi, ndjejmë tonifikimin e tyre gradual; qarkullimi i gjakut përmirësohet, duke sjellë më shumë oksigjen dhe lëndë ushqyese në çdo qelizë të lëkurës. Për më tepër, kjo praktikë çliron stresin dhe tensionin e akumuluar në fytyrë, një problem tejet i zakonshëm për profesionistët që përballen rregullisht me nivele të larta stresi.
Kështu, Face Yoga nuk na ofron thjesht një pamje më të freskët dhe më rinore, por na dhuron edhe një ndjenjë të thellë relaksimi dhe mirëqenieje të përgjithshme. Është një udhëtim drejt një versioni më të mirë të vetes sonë, si nga jashtë ashtu edhe nga brenda.
Sigurisht nuk duhet të pretendojmë që të kthen në një 20 vjeçare, por të bën të jesh version më i mirë i vetes tënde. Më shiko fytyrën time. Unë jam sot 56 vjeç dhe përtej modestisë kam fytyrën e një 40 vjeçare . Dhe sot jam këtu ku jam! Duke prekur frytet e investimit tim në luftën kundër rrudhave dhe ofensivës së pamëshirshme të procesit të plakjes. Po kështu shumë nga klientet e mia më thonë se ndjehen të rilindura në portret, se kanë rifituar betejën me bukurinë dhe freskinë e fytyrës, se kanë përmirësuar cilësinë e lëkurës. Ka nga ato që më shkruajnë, ose më dërgojnë foto duke më thënë se sytë u janë berë edhe më të mëdhenj e më të gjerë, se u janë reduktuar qeskat poshtë syve, se u janë tonifikuar mollëzat, apo reduktuar rrudhat e ballit. Rastet janë nga më të ndryshme dhe janë shumë personale.
Në fakt rezultatet variojnë nga gjendja e muskujve të gjithësecilit, nga mosha dhe nga frekuenca e praktikimit të ushtrimeve të Face Yoges. Unë shpesh u rekomandoj klienteve të mia të praktikohen rregullisht të paktën 10-15 minuta në ditë. Disa prej tyre kanë vënë re ndryshime që në seancat e para. Personalisht unë i praktikoj pozat e face yoges në mëngjes ose në mbrëmje ...dhe e di pse, sepse ndjej që fytyra ime vazhdon të tonifikohet çdo ditë, çka më bën të ndihem shumë mirë me veten gjë që reflektohet më pas edhe në gjendjen time emocionale dhe shpirtërore.
Ja pra, kjo është një pyetje 1 milionëshe. Sekreti i rezultateve në Face Yoga qëndron në thjeshtësinë dhe fleksibilitetin e saj të jashtëzakonshëm. Kjo praktikë e mrekullueshme kërkon vetëm dy gjëra: fytyrën tuaj dhe duart tuaja - mjete që i keni gjithmonë me vete.
Çelësi i suksesit fshihet në katër elementë themelorë: konsistencë, vijueshmëri, durim dhe pasion. Face Yoga kërkon të bëhet pjesë e rutinës suaj të përditshme, si një ritual i shenjtë që i kushtoni vetes çdo mëngjes, ashtu siç lani dhëmbët, apo përgatisni kafen.
Bukuria e Face Yogës qëndron në aftësinë e saj për t'u integruar lehtësisht në jetën tuaj të përditshme. Ajo mund të praktikohet kudo: në zyrë para se të nisë puna, në pushimin e drekës, pas mbarimit të orarit zyrtar. Vetëm 10-15 minuta në ditë, të shpërndara në momente të ndryshme, janë të mjaftueshme për të parë ndryshime të dukshme.
Pra, formula magjike për rezultate mbresëlënëse është e thjeshtë: krijimi i një rutine të përditshme me vetëm 10 minuta ushtrime, të kryera me saktësi dhe përkushtim. Kjo praktikë e vazhdueshme do t'i japë fytyrës suaj rininë dhe shkëlqimin që ajo meriton. Dhe nga ana tjetër të bën të heq frikën ndaj plakjes duke të rritur vetëbesimin.
Ëndrra ime është të krijoj një oaz të veçantë, një komunitet grash që përqafojnë një filozofi revolucionare - një botëkuptim që e sheh plakjen jo si një armik për t'u luftuar, por si një udhëtim natyror për t'u çmuar.
Dëshiroj të ecim krah për krah në këtë rrugëtim, duke zbuluar së bashku fuqinë që kemi për të formësuar fytyrën tonë, për ta mbajtur atë të gjallë dhe të freskët. Dua t'u tregoj mikeshave të mia, grave dhe vajzave kudo, se zgjidhja nuk fshihet në kutitë e shndritshme me kremra, apo në premtimet e serumeve magjike. Jo, sekreti qëndron brenda nesh.
Dëshiroj t'i frymëzoj ato të punojnë me dashuri, të bëhen të vetëdijshme për fuqinë e tyre për të ngadalësuar rrjedhën e kohës në fytyrën e tyre, për të larguar frikën e plakjes dhe për të besuar thellësisht se po bëjnë më të mirën e mundshme për veten e tyre.
Ky është vizioni im - një bashkësi grash që çmojnë bukurinë e tyre unike, që e përqafojnë plakjen me hijeshi dhe elegancë dhe që jetojnë çdo ditë me gëzim dhe vetëbesim të palëkundur.
Vërtet, vizioni im profesional ka evoluar ndjeshëm. Tani jam në një stad ku po zgjeroj ndihmesën dhe eksperiencën time përtej grupeve të vogla, duke u fokusuar te profesionistët e korporatave, punonjësit e bizneseve dhe CEO-të e kompanive. Pas Covid-it po jetojmë në një kohë që bankat, koorporatat, bizneset e mëdha në botë, po i kushtojnë vëmendje mirëqenies së stafeve, duke iu ofruar programe serioze të mirëqenies holistike.
Viti i kaluar ka qenë veçanërisht i frytshëm në këtë drejtim. Kam pasur mundësinë të ofroj trajnime në korporata brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një eksperiencë vërtet e veçantë ishte trajnimi që dhashë për stafin e lartë menaxherial të bankës Societe Generale në Bukuresht, në Maqedoninë e Veriut, Hollandë, etj. Gjithashtu, kam punuar me disa korporata në vend që e vendosin stafin e tyre në qendër të vëmendjes, ku mund të përmend kompaninë Orion Construction.
Face Yoga, me filozofinë e saj dhe teknikat 100% natyrale që përdor, nuk është vetëm një mënyrë natyrale për të tonifikuar fytyrën që të bën të bukur dhe të sigurt. Ushtrimet faciale janë të rëndësishme në trajtimin e depresionit dhe ankthit, rregullimin e posturës trupore, rritjen e vetëbesimit, përmirësimin e artikulimit, reduktimin e stresit dhe ri-energjizimin e të gjithë trupit.
Besoj se kjo qasje ndihmon komunitetin e këtyre korporatave të jenë më shumë aktivë, por edhe të ndihen atraktikë gjë që iu rrit më shumë vetëbesim dhe çon në rritje të përqëndrimit në punë, në rritje të kreativitetit dhe performancës së përgjithshme.