Generated by
Arrera Automobil, një brand automobili me inxhinier shqiptar

Qendrim Thaqi, themeluesi i "Arrera Automobil" për Business Magazine Albania na konfirmon se me shasinë legjendare të Materazzi-it në thelbin e saj, të rafinuar nga pasardhësit e tij dhe të krijuar nga puna e shkëlqyer e Massiamiliano Silvestri, me dizajnin e jashtëm dhe të brendshëm vizionar të vet themeluesit z. Thaqi, modeli ARRERA TSX përfaqëson bashkimin harmonik të trashëgimisë dhe inovacionit. Praktikisht është një legjendë që sapo ka lindur.
Ështe një ndenjë e papërshkrueshme, ndonëse momentalisht është në makete, mirëpo është një lloj lindje, ri-lindje, manifestim i ëndrrës. Gjithmonë mundohem që projektet e mia t'i lidh me ndjenjën kombëtare, si nga promovimi i automobilit, emri dhe gjëra të tjera.
Risi është se e kemi dërguar në prodhim dhe kemi njoftuar botën se shasia jonë është e dizajnuar nga inxhinieri Nicola Materazzi, i cili pas vdekjes ia ka dhënë planin Enrico Cerfeda. Nicola Materazzi ka qenë nje legjendë për ata njerëz që e duan botën e automobilistikës dhe përpara se të ndërronte jetë, ai ia ka dhënë planin e shasisë së aluminit Enrico Cerfeda-s. Enrico më ka kontaktuar në mars 2023. Kam bërë arkitekturën, apo dizajnin e monokokit që është i gjithi karbon. Pra, kjo është risia kryesore se tashmë nga një shasi karboni kemi vendosur të kalojmë në aluminium me dizajnin dhe punën e një legjende të jashtëzakonshmë në fushën e automobilistikës. Ky ndërrim më ka kushtuar mbi 500.000 euro, pra ndërrimi i shasisë, por kjo nuk është asgjë krahasuar me impaktin dhe vlerën që ka dhe që do të ketë si në ndërtimin e brandit, në marketing dhe në shitjet ndërkombëtare. Sa u përket porosive, ato janë në proces, gjithsej 11 makina janë para-porositura, prej tyre 3 makina janë parapaguar ligjërisht. Pra, mund të konfirmoj se për shkak të ndërrimit të arkitekturës mund të ketë vonesa, por porositë janë në proces.
Prej 11 porosive kemi 4-5 porosi që janë bërë nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Dua të theksojmë se italianët na kanë zgjedhur ne trashëgimtarë të inxhinierit legjendar Nicola Materazzi. Ndërsa, sa i përket AutoShow-t, aty kemi takuar dhjetëra figura të njohura nga bota e automobilizmit, ku ndër to na ka vizituar edhe superblondiecar.
Po, kemi disa plane të reja. Ndërsa, tani për tani, mund të konfirmoj eksluzivisht për Business Magazine Albania se modeli i ri që do jetë pas modelit aktual do të quhet ‘VIDASUS’. Vidasusi ka qenë një Zot i Ilirianëve.
Porosia ime është: Beso shumë te vetja , qëndro me 5 njerëz të aftë dhe të suksesshëm, Mos qëndro kot nëpër kafe, mos rri kot, puno vetëm me njerëz të suksesshëm. Puno shumë, sepse mundi paguhet!