Generated by
Andreas Wil Gerdes: Nomadi digjital që po zhvillon lëvizjen “Self-Learning”

Andreas Wil Gerdes është një baba nomad dhe një lider mendimi i Lëvizjes së DigitalNomads/RemoteWork. Bisedat e tij të stilit “Fireside chat” janë vlerësuar ndër kontributet më të mira në evente si Bansko Nomad Fest dhe Digital Nomad Week. Ai është përzgjedhur si një nga TOP50 Inspiring Digital Nomads në botë dhe si një nga TOP10 ChangeMakers.
Andreas ka mbi 30 vjet përvojë në #eMobile, duke fuqizuar njerëzit të eksplorojnë rrugën lifecentric. Ai është një nga shtatë fituesit e Çmimit Evropian "Elite der Zukunft" (Elita e së Ardhmes), ku nominuesit përfshijnë Egon Zehnder International, BMW, Deutsche Bank, WirtschaftsWoche dhe Bertelsmann.
Andreas është gjithashtu një folës i kërkuar për Entrepreneurship, Education dhe TIME (Telecommunications, IT, Media, E-commerce). Ai bashkëthemeloi fondacionin jofitimprurës Startup Malta, që nxit sipërmarrjen tek të rinjtë. Andreas është përzgjedhur gjithashtu edhe në botimin e Financial Times si një nga "101 Leaders of the New Economy".
Si një nga pionierët e nomadëve digjitalë, Andreas ka frymëzuar qindra individë në të gjithë botën të adoptojnë mënyra të reja të të menduarit dhe të jetuarit.
Por, ajo që e veçon Andreasin nuk është vetëm suksesi i tij në biznes, por edhe qasja e tij unike për jetën dhe të mësuarit.
Ai ka udhëtuar në të gjithë botën, duke mësuar nga njerëz të ndryshëm, fëmijë e kafshë të përfshira. Me të njëjtin pasion, ka ndarë përvojat e tij dhe ka krijuar mundësi për të rinjtë për të mësuar nga intuita e tyre.
Një nga iniciativat më frymëzuese të Andreas është MaNaBu Movement, lëvizje që synon të nxisë të rinjtë të bëjnë ndryshime në komunitetet e tyre. MaNaBu u frymëzua nga vajza e tij, Maya Gerdes, e cila gjatë pandemisë organizoi një aksion të pastrimit të një parku lokal në Kroaci. Ky akt i thjeshtë, shërbeu si katalizator për krijimin e një lëvizjeje globale që përfshin të rinj të përkushtuar për ndryshime pozitive.
Një nga pjesëmarrësit më të spikatur të kësaj lëvizjeje është Adi Kumar, një djalosh i ri nga India që ka bërë hapa të mëdhenj në kodim dhe inteligjencë artificiale. Adi ishte një nga CoPilotët virtualë në udhëtimin BBT2023 (Beyond Borders Trip), një udhëtim ndërkombëtar që përfshinte Maltën, Gjermaninë, Zvicrën, Italinë, Shqipërinë dhe më tej. Ai ka krijuar video që kanë tërhequr vëmendjen globale dhe vazhdon të ndjekë pasionet e tij për të mësuar dhe krijuar.
Self-learning is the new normal .
Një nga mesazhet kryesore të Andreas është fuqia e mësimit të pavarur, self learning. Ai beson fort se të rinjtë kanë potencialin për të arritur rezultate të mëdha kur mbështeten në komunitet, mentorim dhe mundësi për të eksploruar interesat e tyre. “Self-learning is the new normal” , duke theksuar se të mësuarit nuk duhet të kufizohet brenda katër mureve të një klase.
Përmes platformës EducationNext, të krijuar nga Priyanka Modi (nëna e Adit), Andreas mbështet iniciativat që promovojnë edukimin alternativ dhe jetën ndërkombëtare. Kjo platformë ka si qëllim të krijojë ndërgjegjësim për mësimin e pavarur dhe udhëtimet si mjete të fuqishme për edukim.
Andreas Wil Gerdes e dallon, jo vetëm interesi i tij në teknologji dhe inovacion, por edhe përkushtimi ndaj ndërtimit të një bote, ku mësimi është një proces i përjetshëm, i lirë dhe i bazuar në pasion. Sipas tij, çdo individ, pavarësisht moshës apo sfondit, ka potencialin për të qenë një ndryshues global, kur udhëhiqet nga kurioziteti dhe mbështetet nga një komunitet që beson në fuqinë e të rinjve.
Sipas tij:” e ardhmja nuk është thjesht digjitale, por edhe njerëzore, e lidhur dhe e hapur për mundësi pa kufij. Kjo është bota që unë kam ndihmuar të ndërtohet – një botë e fuqizuar nga vetë-mësimi dhe eksplorimi i përhershëm.”