Article

Generated by

--:--
--:--

Shqipëria po kthehet në destinacion kryesor të të huajve

Shqipëria, me bukurinë e saj natyrore dhe trashëgiminë kulturore të pasur, po shndërrohet me shpejtësi në një nga destinacionet më të kërkuara për turistët e huaj. Vizitorët shpesh mbeten të impresionuar nga gatishmëria e shqiptarëve për të ndihmuar dhe për të ndarë kulturën e tyre. Gastronomia shqiptare është gjithashtu një pikë e fortë, me kuzhinën e saj të shijshme, që përfshin ndikime nga Mesdheu dhe Ballkani. Erjan Guxha, njihet për pasionin për udhëtimet dhe një dashuri të pakufishme për natyrën dhe kulturën shqiptare. Eksperienca e tij ka bërë që ai të jetë një udhërrëfyes i çmuar për shumë vizitorë vendas dhe të huaj.

Pyetje :Ju jeni guidë dhe e prezantoni Shqipërinë tek të tjerët. Çfarë mendojnë ata për vendin tonë?

Shqipëria është një oaz bukurie, ku mund të gjesh gjithçka që dëshiron, nga siguria dhe deri te ushqimi i mirë. Është e habitshme se si njerëzit janë të gjithë të një mendimi që vendi ynë është shumë i sigurt dhe që njerëzit këtu janë të gjithë të gatshëm të të ndihmojnë nëse ke nevojë. Përpos kësaj, është një marrëdhënie që ndërtohet me besimin. Shqiptarët janë njerëz që e vlerësojnë besimin dhe e japin atë te të tjerët. Kam mbetur i mahnitur se si të huajt e vlerësojnë vendin tonë për këto elemente, pasi shpesh shihet me skepticizëm nga të tjerë. Një pikë tjetër e fortë e jona që të huajt e shohin dhe që unë, nëpërmjet guidave të mia, përpiqem që të kuptoj është kulinaria. Ata janë të gëzuar që në vendin tonë gjejnë një shumëllojshmëri produktesh të cilat janë të ndryshme nga njëra zonë në tjetrën. Shqipëria po vazhdon promovimin e saj të gjerë edhe këtë vit si një destinacion turistik. Agjencitë e huaja kanë konfirmuar se që në shkurt kanë shitur 60% të paketave turistike për Shqipërinë, falë kontratave me garanci. Golemi dhe Durrësi do të vazhdojnë të kryesojnë turizmin e organizuar, ndërsa edhe pesha e Vlorës është rritur këtë vit. Saranda ka zgjedhur të fokusohet te rezervimet online, në përpjekje për të shitur me çmime më të larta, sesa ato të kontratave me garanci, dhe kjo strategji po funksionon, pasi 50-70% e kapacitetit është rezervuar. Turizmi i organizuar mbetet pjesa më e qëndrueshme e sektorit në Shqipëri, pavarësisht se përbën një fraksion të vogël të turizmit total. Operatorët turistikë theksojnë se interesi për Shqipërinë vazhdon të jetë i lartë nga tregjet europiane, edhe pas një rritjeje deri në 35% të çmimit të paketave për shkak të kostove të shtuara. Tregjet kryesore të turistëve të organizuar vazhdojnë të jenë ato që ishin vitin e kaluar, me polakët në krye, ndjekur nga çekët, sllovakët dhe hungarezët.

Pyetje :Si e shohin Tiranën si metropol të huajt?

Në Tiranë ata janë si në vendin e tyre, pasi Tirana tashmë është një qytet që t’i ofron të gjitha. Këtu mund të gjesh çdo gjë për t’u argëtuar, siç e gjen edhe në vende të tjera të zhvilluara. Ne bëjmë pjesë te vendet që janë zhvilluar pak me vonesë, por tashmë kemi arritur të përthithim dije dhe kultura të ndryshme, duke u bërë një qytet multikulturor. Ndërsa me kalimin e kohës, turistët vijnë dhe preferojnë që në Tiranë, krahas vrullit dhe urbanizimit, të kuptojnë edhe historinë e saj. Pyetjet janë nga më të shumtat për Tiranën dhe kur ndërthuret bukuria e një qyteti me trashëgiminë, apo edhe historinë, udhëtimi shkon mirë.

Pyetje :A janë kuriozë turistët për traditat shqiptare?

Krahas kuriozitetit ata janë edhe njohës të mirë të traditave. Vijnë të përgatitur për çfarë do të shohin këtu, me njohuri për zona të ndryshme dhe më pas duan thjesht ta bëjnë dijen të prekshme, duan t’i shohin këto tradita.

Pyetje :Shumica e traditave tashmë nuk ekzistojnë ose me kalimin e kohës janë zbehur, apo jo?

Po, keni të drejtë, por trashëgimia dhe njerëzit që flasin për to, jo. Kam kuptuar nga turistët që vijnë në Shqipëri që pyesin vazhdimisht, edhe nëse nuk e dinë gjuhën dhe kuriozitetin e tyre e shuajnë duke i prekur vendet dhe eksploruar vendin tonë.

Pyetje :I është bërë një jehonë e bukur Shqipërisë në mediat ndërkombëtare. A mendon se ka një rol të rëndësishëm media në nxitjen e turizmit?

Patjetër, media është partneri ynë më i mirë. Këtë e kam vënë re edhe kur arrita të hap fermën e breshkave. Media pati një funksion të rëndësishëm në përcjelljen bukur të asaj që kisha vite që e ëndërroja. Sot ferma ime është top destinacion për turistët dhe të huajt që duan ta vizitojnë. E zgjedhin fermën e breshkave, sepse aty gjejnë rehati dhe mbi të gjitha kontakt me natyrën. Ardhja e më shumë turistëve sigurisht që ka ndikim pozitiv në ekonomi, nëpërmjet rritjes së konsumit dhe një serie efektesh zinxhir. Nga ana tjetër, shifrat rekord të vizitorëve sollën edhe situata të rënduara trafiku, që bllokohej me orë të tëra si dhe pamundësinë për të gjetur një vend të lirë në plazh.