Generated by

--:--
--:--

Arlinda Kora: Rezidenca luksoze dhe vila pas Covid-19, trendet që po ndryshojnë Shqipërinë

Me mbi 12 vite eksperiencë në tregun imobiliar shqiptar, Arlinda Kora nga Century 21 CPM Albania ka qenë dëshmitare e transformimit të madh që ka përjetuar vendi, nga Tirana urbane deri në jugun turistik. Sipas saj, dekada e fundit ka sjellë jo vetëm rritje të volumit të ndërtimit, por edhe standarde më të larta dhe vizion më modern për hapësirat urbane. Kullat kanë ndryshuar siluetën e kryeqytetit, ndërsa kërkesa e shtuar nga turizmi ka nxitur ndërtimin e rezidencave moderne. Pas pandemisë, vilat luksoze në periferi si në Farkë janë bërë gjithnjë e më të kërkuara, duke ndryshuar strukturën e vendbanimeve pranë Tiranës. Investitorët, nga ana tjetër, po përfitojnë nga trendi i “pre-sale”, duke blerë projekte ende të papërfunduara dhe më pas duke i shitur me fitime të larta, veçanërisht në jug, ku çmimet pritet të vijojnë rritjen. Arlinda thekson se klientët sot kërkojnë më shumë luks, privatësi dhe komoditet, ndërsa cilësia e fasadave dhe materialeve moderne po rrit vlerën e pronave. Paskuqani, bulevardi i ri i Tiranës, Durrësi dhe jugu i Shqipërisë si Jala e Palasa shihen si “hot spot”-et kryesore të investimeve. Sipas saj, Shqipëria është në momentin më të mirë për tërheqjen e investitorëve globalë, duke ofruar një kombinim unik midis çmimeve konkurruese, cilësisë dhe potencialit të lartë fitimi.