Generated by
Rritet kërkesa e investitorëve të huaj për prona në bregdetin shqiptar.

Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri është sektori që përveçse po luan rolin kryesor në ekonominë e vendit, rezulton gjithashtu prej më shumë se një dekade sektori ku fokusohet përqindja më e lartë e investimeve. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë dëshmojnë se vitin e kaluar vetëm biznese dhe individë të huaj kanë investuar në Shqipëri më shumë se 1 miliard euro dhe afro 55% e totalit u përqëndrua në pasuri të paluajtshme, industri nxjerrëse dhe aktivitete financiare. Vendin e parë me numrin më të lartë të investimeve e zë tregu i pasurive të paluajtshme me një shifër prej 222 milion euro investim, duke u ndjekur nga industria nxjerrëse me 200 milion investime dhe në vend të tretë aktivitetet financiare, ku janë investuar 166 milion euro.Vëmendja e investuesve të huaj është përqëndruar kryesisht në bregdetin shqiptar, ku qyteti i Vlorës dhe gjithë Riviera shqiptare konsiderohet si një prej zonave më të preferuara për të investuar në blerjen e një prone. Një peshë të rëndësishme në këtë zgjedhje ka zhvillimi potencial i zonës, rritja prej 118% e vlerës së pronës në bregdet, numri gjithnjë e në rritje i turistëve dhe padyshim realizimi i projekteve gjithnjë e më ambicioze që po e orientojnë komunitetin drejt një jetese premium, përmes një stili unik që kombinon elegancën me komoditetin. Një filozofi të tillë jetese e shohim edhe tek Vlora Marina, një projekt urban miks që po merr jetë në qendër të qytetit të Vlorës. Projekti përfshin ndërtimin e të parës marinë të klasit botëror në Shqipëri, me mbi 400 vende ankorimi për jahte dhe megajahte, që do të menaxhohet nga D-Marin, rrjeti ndërkombëtar i menaxhimit të marinave në të gjithë Medheun dhe Lindjen e Mesme. Pjesë e projektit është gjithashtu një rezidencë me mbi 800 apartamente buzë detit, hoteli me 5 yje Vlora Marriott Hotel, që vjen nën markën prestigjoze Marriott International, lider në shërbime premium dhe mikpritje. Për herë të parë në Shqipëri vjen gjithashtu koncepti i rezidencave të branduara Marriott, që sjell komoditetin e hotelit me 5 yje në ambientin e shtëpisë. Përtej gjithë shërbimeve premium, ajo çfarë i josh edhe më shumë investitorët në këtë projekt është kthimi i sigurt i investimit përmes programeve specifike të menaxhuara nga ekipe profesionistësh dhe lehtësirat në financim. Një prej tyre është Programi i qiradhënies. Përmes këtij programi kushdo që është pronar i një apartamenti mund ta shfrytëzojë pronën për të gjeneruar të ardhura. Programi menaxhohet plotësisht nga një ekip i përshkushtuar përmes dakordësimit të një marrëveshjeje menaxhimi. Timeshare është një tjetër program unik i pronësisë që ofron ekskluzivisht Vlora Marina. Falë tij, të gjithë ata që zotërojnë një apartament kanë mundësi të pafundme për pushime, pa angazhimin financiar dhe stresin e blerjes së një residence të dytë. Financimi i pronës nga ana tjetër është një lehtësi që po i ofron gjithnjë e më shumë individët drejt investimit në këtë projekt. Falë bashkëpunimit me banka të ndryshme në Shqipëri, Vlora Marina ofron mundësi financimi pa kolateral si për rezidentët ashtu edhe për jorezidentët. Trajtimi i klientëve të huaj me të njëjtat lehtësira si klientët resident ka qenë një tjetër faktor që ka rritur edhe më shumë interesin e investitorëve të huaj për të blerë një pronë në bregdetin shqiptar. Një tjetër lehtësi është taksa thuajse zero për këdo që investon në blerjen e një prone të dytë. Në kushte të tilla, sipas ekspertëve, edhe këtë vit sektori i pasurive të paluajtshme pritet të jetë në krye të listës sa i takon investimeve. Shqipëria po kthehet gjithnjë e më shumë në një vend me turizëm në të katërta stinët dhe kjo shihet qartë nga fluksi i lartë i turistëve që në fillim të këtij viti. Sipas të dhënave të INSTAT, nëtëqëndrimet e turistëve të huaj u rritën me 65% gjatë 3 mujorit të pare të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo dëshmon se Shqipëria ka hyrë tashmë në stadin e turizmit gjithëvjetor.