Generated by
10 vite RING – Një dekadë eksperiencash, rritjeje dhe besimi!
Dhjetë vite më parë, Tirana Ring Center hapi dyert për bashkëpunëtorët, qiramarrësit dhe mbi të gjitha, për mijëra qytetarë që kërkonin një vend ku të blinin, të kalonin kohë cilësore, të argëtoheshin dhe të ndiheshin pjesë e një ambienti modern dhe gjithnjë në zhvillim. Ajo që nisi si një projekt ambicioz në zemër të Tiranës, sot është një histori suksesi që pasqyron përkushtimin, inovacionin dhe besimin e ndërsjellë mes qendrës dhe vizitorëve të saj. RING nuk është më thjesht një qendër tregtare. Është kthyer në një pikë referimi për kryeqytetin, një vend takimi, festash, eksperiencash të paharrueshme dhe një destinacion i rëndësishëm për të gjitha moshat, në çdo stinë të vitit. Me rastin e 10-vjetorit, RING organizoi një event të jashtëzakonshëm, dedikuar qiramarrësve, partnerëve, miqve të afërt dhe klientëve besnikë, që kanë qenë pjesë e rrugëtimit të saj gjatë gjithë kësaj dekade. Mbrëmja festive u karakterizua nga emocione, reflektim, por mbi të gjitha, nga një atmosferë falënderimi dhe vlerësimi për të gjithë ata që kanë kontribuar në suksesin e qendrës. Kulmi i festës ishte performanca ekskluzive e violinistit me famë ndërkombëtare, Olen Cezari, i cili dhuroi emocione të veçanta për të gjithë të pranishmit. Për disa ditë me radhë, RING ofroi aktivitete argëtuese dhe për klientët e përditshëm, duke krijuar një ambient festiv për të gjithë vizitorët.