--:--
--:--

MAG fillon një bashkëpunim të ri me ”Lube Cucine”, duke forcuar pozicionin si destinacion premium i dizajnit

Tregu shqiptar i dizajnit dhe interierit vijon të pasurohet me marka ndërkombëtare, duke reflektuar një kërkesë në rritje për cilësi, estetikë dhe zgjidhje bashkëkohore të jetesës. Lube Cucine do të jetë zyrtarisht pjesë e MAG Design • Art • Living, duke sjellë më pranë konsumatorëve shqiptarë një nga emrat më të njohur të dizajnit italian të kuzhinës.Ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm për tregun vendas, duke afruar standardet e dizajnit dhe inovacionit evropian me nevojat e klientëve shqiptarë. E njohur për kombinimin e funksionalitetit me estetikën moderne, Lube Cucine është marka numër një në Itali dhe ofron një gamë të gjerë zgjidhjesh që i përshtaten stileve të ndryshme të jetesës, nga kuzhinat minimaliste dhe bashkëkohore, deri te ato më klasike dhe elegante. E vendosur në një hapësirë prej rreth 5,000 metrash katrorë, MAG Showroom është shndërruar tashmë në një destinacion referimi për arkitektët, dizajnerët dhe klientët që kërkojnë produkte premium. Me një portofol prej rreth 30 markash ndërkombëtare, showroom-i ofron një eksperiencë të plotë që shkon përtej mobilimit, duke përfshirë edhe një galeri arti, ku ndërthuren dizajni dhe kultura në një ambient unik. Sipas themelueses së MAG, Erisa Çela, përzgjedhja e markave bazohet në standarde të larta cilësie dhe vizion afatgjatë.“Ne në MAG synojmë të prezantojmë marka që përfaqësojnë standardet më të larta të dizajnit dhe cilësisë. Lube Cucine është një reflektim i kësaj filozofie, duke kombinuar traditën italiane me inovacionin dhe fleksibilitetin.” – shprehet ajo. Për profesionistët e fushës dhe klientët privatë, prezantimi i kësaj marke sjell më shumë mundësi për personalizim dhe zgjidhje të përshtatura sipas hapësirave dhe nevojave konkrete. Çdo projekt synon të krijojë një ekuilibër mes estetikës dhe funksionalitetit, duke e kthyer kuzhinën në një hapësirë të rëndësishme të jetesës moderne. Me këtë shtesë të re në portofol, MAG forcon më tej pozicionin e tij si një platformë që ndërthur dizajnin, artin dhe stilin e jetesës, duke kontribuar në zhvillimin e një kulture të re të interierit në Shqipëri. MAG Design • Art • Living, ekskluzivitet dhe cilësi MAG është një showroom premium dhe platformë kulturore në Tiranë, që përfaqëson marka ndërkombëtare në mobilim, kuzhina dhe dizajn. Më shumë se një showroom, MAG është një hapësirë ku ndërthuren dizajni, arti dhe mënyra bashkëkohore e jetesës. Rreth ‘’Lube Cucine’’ E themeluar në Itali, ‘’Lube Cucine’’ është një nga prodhuesit lider në Europë për kuzhina, e njohur për cilësinë, inovacionin dhe proceset e qëndrueshme të prodhimit. Marka ofron një gamë të gjerë zgjidhjesh për stile dhe nevoja të ndryshme. Ekspozita ‘’Soft Power’’ Ekspozita “Soft Power”, aktualisht e hapur në MAG, sjell një reflektim mbi format subtile të ndikimit dhe pushtetit në shoqëritë bashkëkohore, përmes artit si zë i margjinalizuarve. Me pjesëmarrjen e artistëve Merita Selimi, Artan Peqini, Alba Fusha, Ardian Isufi dhe të ftuarit special Fatmir Miziri, ekspozita eksploron mekanizma të heshtur të pushtetit përmes gjuhës vizuale, estetikës, kujtesës, trupit dhe narrativës kulturore.